Pas disa orësh protestë para Ministrisë së Arsimit, protestuesit kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë. Tubimi, ku krahas studentëve morën pjesë edhe militantë dhe deputetë të Partisë Demokratike, u shoqërua me tensione dhe përplasje të forta me policinë.
Përplasjet me policinë
Gjatë protestës, disa demonstrues hodhën gurë dhe sende të forta drejt efektivëve, ndërsa Policia e Shtetit u përgjigj duke përdorur dy autobotë me ujë me presion për shpërndarjen e turmës. Situata u acarua më tej me djegien e kazanëve të mbeturinave dhe shkulljen e gurëve të trotuarit në Rrugën e Durrësit.
Thirrjet kundër politikës
Gjatë protestës nuk munguan as thirrjet kundër politikës dhe përfaqësuesve të saj. Disa prej protestuesve i drejtuan thirrje edhe Partisë Demokratike, me sloganin: “Parti Demokratike, si u shite gjithë këto vite?”, ndërsa të tjerë brohoritën: “Rama në burg, Berisha në burg”.
Lexoni edhe:
Protestuesi mesazh Ramës: Nuk më trembin as 500 milionë euro gjoba, as plumbat e gomës!
Protestuesit i vënë flakën dy kazanëve të mbeturinave dhe i shtyjnë drejt policisë
Sali Lusha pushon te “Guri i DIALOGUT”
Burimi: kohajone.com










