Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Protestë në Bulevard: mbështetësit e Berishës përplasen me njëri-tjetrin

Protestë në Bulevard: mbështetësit e Berishës përplasen me njëri-tjetrin
Foto: abcnews.al

Të shtunën, Rama ik me pushime, ndërsa opozita ka ditë pune: duhet të vendosë kush e ka sheshin dhe protestën.

Me vonesë, por jo nga dembelia, po nga strategjia, doktori e çoi sërish në bulevard Flamur Nokën, Agron Gjekmarkajn dhe Gaz Bardhin, me pak militantë.

Dialogu në sheshin e Ramës

Në sheshin e dialogut, siç e ka pagëzuar Rama, demokratët u ulën në sofër.

Por dialogu ka dy kushte. E para: PD-ja është e paftuar, si fizikisht ashtu edhe virtualisht. E dyta: nuk është sofër tropojane.

Ndaj Noka, Gazi dhe Gjekmarkaj dialoguan në heshtje, dhe pak virtualisht, ndoshta me doktorin, duke e këshilluar ndoshta të mos shikojë ABC News, i vetmi ekran që, me dron, nxori pamjet reale të modestisë opozitare në numrat e protestës.

Kushtet e reja të sheshit

Tani sheshi flet ndryshe. Doktori ka edhe ai kushtet e tij për dialog.

Dhe nëse thërret “Berisha në burg”, gjuha është e njëjtë si gjatë këtyre 35 viteve: dhunë.

Për momentin, doktori ka fituar vetëm sheshin para Kryeministrisë. Para Ministrisë së Arsimit ka ende punë, dhe antifa e Arlind Qorit nuk dorëzohet lehtë.

abcnews.al

Burimi: abcnews.al

Të fundit Të gjitha