Nga protesta e sotme para Ministrisë së Arsimit, një prej drejtuesve të kësaj proteste deklaroi se kemi vendosur që në Tiranë të dalim me një emër gjithëpërfaqësues nga radhët tona. “Nëse duan partitë e tjera të na mbështesin me emrin kandidat për kryebashkiak në Tiranë, i mirëpresim; nëse jo, të shohin punët e tyre”.
Pra, po kristalizohet nga protestuesit, studentë dhe ata të “flamingove”, një propozim për të kandiduar për kryebashkiak të Tiranës me një emër që ata do të nxjerrin.
Protestuesit dhe kandidati për Tiranën
Me sa duket, do të kemi zhvillime interesante në Tiranë, sepse mund të ndodhë që PD dhe partitë e tjera ta mbështesin kandidatin e protestës.
Burimi: kohajone.com










