Afrimiteti mes Behares dhe Fuegos në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5 ka nxitur diskutime mes banorëve, duke vënë në qendër të vëmendjes edhe statusin martesor të banores.
Komentet e banorëve për raportin mes Behares dhe Fuegos
Nora, Kledja dhe Shqiponja kanë komentuar raportin mes dyshes, duke shprehur mendime të ndryshme për afërsinë e tyre dhe mënyrën se si Beharja po sillet me Fuegon.
Nora u shpreh se, nëse do të ishte e martuar, nuk do të qëndronte aq afër me një mashkull tjetër, duke lënë të kuptohet se sjellja e Behares i duket e papërshtatshme.
“Unë me pas burrë nuk kisha nejt ngjitur me dikë… Unë nëse rri ma shumë me Fuegon… kjo i bon do sene që nuk i kuptoj”, u shpreh ajo.
Këndvështrimi i Kledjës dhe Shqiponjës
Ndryshe mendon Kledja, e cila e cilësoi raportin mes Behares dhe Fuegos si një shoqëri krejtësisht normale, të paktën nga ana e këtij të fundit.
“Fuego e ka shoqe si gjithë të tjerët, është një raport normal”, deklaroi Kledja.
Ndërkaq, Shqiponja ishte më e drejtpërdrejtë në kritikat e saj, duke pretenduar se Behara po e përdor statusin e saj si bashkëshorte dhe nënë kur i përshtatet, ndërsa në raportin me Fuegon, sipas saj, nuk po sillet në të njëjtën mënyrë.
“Po e shfrytëzon qat kartën: unë jam nanë, bashkëshorte, jam e martume, a knena me Fuegon po i harron ato sene krejt… Tani mos thuj jam gru e martume, kur je e martume duhet mu sill qashtu”, u shpreh Shqiponja.
Diskutimet mes banoreve kanë rikthyer në vëmendje raportin e Behares me Fuegon, i cili tashmë është bërë një nga temat që po komentohen brenda shtëpisë së BBVK 5.
Burimi: indeksonline.net









