Java e 10-të e Kategorisë së Parë ka përfunduar pjesët e para në 5 ndeshje, me Ilirinë e Fushë-Krujës dhe Kukësin si të vetmet skuadra që kanë gjetur rrjetën deri në këtë moment.

Përballjet Pogradeci – Besëlidhja dhe Besa – Burreli kanë shkuar në pushim me rezultatin 0 – 0.

Iliria kryeson 1 – 0 ndaj Orikut falë Darnell Kithambo, i cili realizoi në minutën e 26-të. Ndërkohë, Kukësi është në epërsi kundër Sopotit, pas golit të Silvës në minutën e 43-të.
Burimi: www.albeu.com










