Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Showbiz

Partnerja e re e Çağatay Ulusoy flet për aktorin

Partnerja e re e Çağatay Ulusoy flet për aktorin
Foto: bordo.al

Aktorja turke Aybüke Pusat foli për herën e parë për projektin e saj të ri, ku do të luajë rolin kryesor krah aktorit të njohur Çağatay Ulusoy në serialin “Eşref Tek”.

Pas përfundimit të punës në “Halef”, Pusat po përgatitet për të nisur një kapitull të ri në karrierën e saj, këtë herë përkrah një prej emrave më të njohur të ekranit turk.

Kur u pyet për partnerin e saj të ri, Aybüke nuk kurseu lëvdatat për Çağatay Ulusoy dhe vlerësoi talentin e tij si aktor, si dhe pamjen e tij.

“E vlerësoj shumë aktrimin e tij dhe mendoj se është shumë simpatik. Prandaj besoj se do të kemi një partneritet shumë të bukur dhe se mund të mësojmë shumë gjëra nga njëri-tjetri”, u shpreh aktorja.

Ajo tregoi gjithashtu se xhirimet nuk kanë filluar ende, por se po pret me padurim të nisë këtë aventurë të re profesionale.

“Jam shumë e lumtur dhe e emocionuar, si për projektin, ashtu edhe për personazhin”, tha Pusat, pa zbuluar më shumë detaje rreth rolit që do të interpretojë.

Pritshmëritë e aktores për këtë bashkëpunim duket se janë të larta, ndërsa mbetet të shihet çfarë kimie do të krijojnë dy aktorët në ekran.

Burimi: bordo.al

Të fundit Të gjitha