Tensione dhe përplasje verbale u regjistruan gjatë protestës para Ministrisë së Arsimit, ku një grup studentësh bëri thirrje: “Arresto Berishën!” dhe “Ikni nga protesta jonë, se s’jeni studentë!”.
Ndërkohë, studentët shpalosën një banderolë gjigante me mesazhin “Rama në burg, Berisha në burg”. Në një moment, mes grupeve të protestuesve nisën debate dhe përplasje, duke tensionuar situatën në tubim.
Burimi: gazetashqiptare.al










