Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Babai i Yamal tregon sakrificat: punonte me hekurishte për të shmangur rrugën e gabuar

Babai i Yamal tregon sakrificat: punonte me hekurishte për të shmangur rrugën e gabuar
Foto: telesport.al

Mounir Nasraoui, babai i yllit të Barcelonës, ka treguar sakrificat që bëri për të mbajtur familjen, kur Lamine ishte ende fëmijë: “Kur Lamine ishte në ekipet e moshave, nga më të vegjlit deri te kadetët, mblidhja e hekurit fillonte nga e hëna deri të premten. Merrja një karrocë dhe endesha nëpër Mataró, qytetin tim”.

Babai i Yamal tregon sakrificat: punonte me hekurishte për të shmangur rrugën e gabuar

Nasraoui e fillonte punën në orën 08:00 dhe e vazhdonte deri në orën 13:00, duke mbledhur hekur, karton dhe materiale të tjera për t’i shitur. “Kjo ishte mënyra për të fituar para dhe për të mos bërë gjëra të këqija”, tregoi ai, duke shtuar se shumë pak njerëz besonin në të.

Babai i Yamal tregon sakrificat: punonte me hekurishte për të shmangur rrugën e gabuar

“Sot ndihem i lumtur, sepse nuk kam bërë asgjë të keqe”, tha Mounir. Edhe Lamine ka folur për vështirësitë e familjes: “Nëna më lindi kur ishte 16 vjeç, ndërsa babai duhej të gjente mënyra për të siguruar ushqimin. Ky është vërtet presion, jo ai që ndiej tani në fushë”.

Sot, pavarësisht famës dhe suksesit, Lamine vazhdon të qëndrojë pranë familjes, e cila e mbështeti që në hapat e parë.

 

Burimi: telesport.al

Të fundit Të gjitha