Edhe këtë të martë, kryeministri Edi Rama e riafirmoi ftesën për dialog drejtuar studentëve dhe pedagogëve.
Megjithë refuzimet e përsëritura, kryeministri ka vendosur këtë mëngjes përpara ndërtesës së Kryeministrisë një tavolinë guri, mbi të cilën janë vendosur letra me fjalën “dialog”.
Rama tha se qeveria është e gatshme të shqyrtojë propozimet e tyre dhe t’i trajtojë shqetësimet e shtruara.

Gjatë ditëve të fundit pjesëmarrja në protestë ka rënë ndjeshëm, e në bulevard ka qenë i pranishëm vetëm një grup i vogël qytetarësh.
Për të frenuar dhunën gjatë protestave, qeveria ka paraqitur një paketë masash që synon ashpërsimin e masave, gjobave dhe dënimeve për protestuesit e dhunshëm dhe për ata që i mbështesin.
Burimi: shqiptarja.com










