Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Showbiz

Arlinda Morina i përgjigjet Alba Pollozhanit: Kam mbi 15 vjet karrierë

Arlinda Morina i përgjigjet Alba Pollozhanit: Kam mbi 15 vjet karrierë
Foto: indeksonline.net

Arlinda Morina foli gjatë emisionit të së hënës në Big Brother VIP Kosova, duke u shprehur për zhvillimet e fundit në karrierën e saj profesionale, pas polemikave që u shfaqën për një projekt filmik në të cilin ishte përfshirë edhe Alba Pollozhani.

Disa ditë më parë, Arlinda kishte thënë se synonte të realizonte një film së bashku me disa emra të njohur të Big Brother-it, mes tyre edhe Albën.

Alba, e cila ndodhet jashtë shtëpisë, ka reaguar për këtë çështje përmes rrjeteve sociale dhe ka lënë të kuptohet se ka fakte që mbështesin deklaratat e saj publike.

Gjatë emisionit të së hënës, moderatorja Jonida Vokshi e pyeti Arlindën se çfarë e prek më shumë në profesionin e saj, sidomos pas ngjarjeve të fundit.

Në përgjigjen e saj, Arlinda tha se askush nuk mund t’ia dëmtojë karrierën brenda tre sekondash, pasi ka mbi 15 vjet përvojë profesionale.

Ajo theksoi gjithashtu se askush nuk mund t’ia marrë inteligjencën.

Banorja njoftoi se, për padrejtësitë që thotë se i janë bërë në aspektin profesional, ka vendosur të ndjekë rrugën ligjore.

Regjisorja përmendi se Alba do të shfaqej vetëm tre sekonda në klip, ndonëse, sipas saj, ka persona të tjerë që e kanë mashtruar.

Burimi: indeksonline.net

Të fundit Të gjitha