Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Seanca për Veliajn në GJKKO shtyhet për shkak të bojkotit

Seanca për Veliajn në GJKKO shtyhet për shkak të bojkotit
Foto: shqiptarja.com

Gjykata e Posaçme do të zhvillojë seancën e radhës për kryebashkiakun Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa.

Seanca e 27 tetorit u shty për shkak të mungesës së avokatëve. As mbrojtësit e ndihmës juridike falas, të kërkuar nga Gjykata, nuk u paraqitën.

Megjithatë, kryebashkiaku i Tiranës, me një kërkesë të posaçme, ka bërë me dije se i vetmi avokat me të cilin dëshiron të mbrohet është Plarent Ndreca. Me këtë vendim ai refuzon alternativën e caktuar më parë nga trupa gjykuese e GJKKO-së.

Seanca për Veliajn në GJKKO shtyhet për shkak të bojkotit

Ndërkohë, pasditen e 28 tetorit, Veliaj u transferua papritur nga paraburgimi i Durrësit në burgun e Fierit, me vendim të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Ky transferim nxiti reagime të shumta, jo vetëm nga kryebashkiaku dhe pala mbrojtëse e tij, por edhe brenda radhëve socialiste.

Lajmi po përditësohet…

Sqarim: Çdo person konsiderohet i pafajshëm deri sa fajësia e tij nuk vërtetohet me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Burimi: shqiptarja.com

Të fundit Të gjitha