Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Showbiz

Heidi Baci zbulon prapaskenat e Përputhen dhe flet për ftohtësinë ndaj konkurrentëve

Heidi Baci zbulon prapaskenat e Përputhen dhe flet për ftohtësinë ndaj konkurrentëve

Drejtimi i programit “Për’puthen”

Heidi Baci ka folur për përvojën e saj si moderatore e programit “Për’puthen”, për sfidat e drejtimit të emisionit, marrëdhënien me konkurrentët dhe kolegët, si dhe rrugëtimin e saj në televizion, gjatë një interviste në një emision televiziv. Baci theksoi se drejtimi i “Për’puthen” është një përvojë krejtësisht e ndryshme nga projektet e mëparshme, pasi këtë herë ajo përballet drejtpërdrejt me emocione të forta, histori dashurie dhe situata të tensionuara mes konkurrentëve.

“Ka një natyrë krejt tjetër nga emisionet që kam realizuar më parë. Aty jam në kontakt të drejtpërdrejtë me njerëz që do të vihen në provë për emocionet e tyre. Madje, emocionet e dashurisë janë ato që na ndezin më shumë, na revoltojnë më shumë dhe na prekin më shumë”, tha ajo.

Moderatorja tregoi se një nga sfidat më të mëdha është ruajtja e respektit mes pjesëmarrësve, duke theksuar se ajo përpiqet që debatet të mos kalojnë kufijtë e pranueshëm.

“Është krijuar ideja se jam pak e ftohtë, pak e ashpër, por e vërteta është se gjithmonë mendoj për respektin që duhet të kenë ata me njëri-tjetrin. Nuk kam dashur kurrë që respekti të mungonte, që ata të ndiheshin të lënduar apo të fyer”, u shpreh Baci.

Ajo pranoi gjithashtu se, me kalimin e javëve, ka ndjerë afeksion ndaj konkurrentëve dhe se nuk është gjithmonë e lehtë të ruajë distancën profesionale.

“Tani i dua ata, jam e lidhur me ta. Më vjen keq kur shoh një vajzë që lëndohet, që qan, dhe prapë duhet të tregoj atë ftohtësi, ta mbaj veten dhe autoritetin. Është shumë e vështirë. Shoh më shumë individë që janë të përfshirë vërtet. Për shembull, Xhastini është një personazh i përfshirë aty. Ana është një vajzë që ka shumë potencial për të gjetur dashurinë mes Stevit dhe Sotirit”, rrëfeu moderatorja.

Marrëdhënia me Drini Zeqon dhe Erjolën

Një pjesë e intervistës u kushtua edhe marrëdhënies me opinionistët Drini Zeqo dhe Erjola, për të cilët Baci foli me shumë dashamirësi dhe mohoi çdo aludim për tensione mes tyre.

“Drinin e kam shumë xhan. Jemi shumë të lirshëm me njëri-tjetrin, po ashtu edhe me Erjolën. Jemi miq dhe kolegë shumë të mirë. I dua të dy, Drinin dhe Erjolën. I kam thënë: ‘O çuna, ju e besoni dashurinë me shikim të parë?’ Dhe Drini më tha: ‘Po, kur të pashë’”, tregoi ajo mes të qeshurash.

Gjatë bisedës, Baci foli edhe për rrugëtimin e saj profesional pas eksperiencës në “Big Brother VIP Albania”, duke vlerësuar veçanërisht ndikimin e punës me Blendi Salajn në “Wake Up”.

Burimi: www.topalbaniaradio.com

Të fundit Të gjitha