Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Showbiz

Gazmend Paja paditet penalisht ndaj Elton Tozajt për përndjekje dhe shpifje

Gazmend Paja paditet penalisht ndaj Elton Tozajt për përndjekje dhe shpifje
Foto: shqiptarja.com

Aktori i njohur Gazmend Paja i është drejtuar Prokurorisë së Tiranës me një kallëzim penal ndaj Elton Tozajt.

Paja e akuzon këtë të fundit për persekutim, shpifje dhe fyerje. Sipas aktorit, Tozaj e ka përmendur emrin e tij në rrjetet sociale, duke hedhur akuza të pavërteta, dhe e ka fyer me shprehje poshtëruese, të cilat cenojnë dinjitetin dhe imazhin e tij publik.

“I akuzuari, shtetasi Elton Tozaj, si person i showbizit dhe krijues përmbajtjeje në rrjetet sociale, ka publikuar video në platforma të ndryshme (TikTok dhe YouTube), në të cilat e përmend emrin e viktimës akuzuese dhe i atribuon atij fakte dhe sjellje të pavërteta, si dhe përdor shprehje poshtëruese, duke cenuar rëndë nderin, dinjitetin dhe figurën e tij publike dhe profesionale”, thuhet në padi.

Burimi: shqiptarja.com

Të fundit Të gjitha