Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Showbiz

Gjurmët e Belinda Ballukut në një vilë të fshehur në Dhërmi

Gjurmët e Belinda Ballukut në një vilë të fshehur në Dhërmi
Foto: reporter.al

Gjetjet në vilën F6 në Dhërmi

Në fund të prillit 2026, kur oficerët e policisë gjyqësore bënë kontroll në vilën F6 të kompleksit “White Rocks” në Dhërmi, gjetën në muret e saj piktura me inicialet e vajzës së Belinda Ballukut dhe zbukurime ditëlindjeje me emrin e djalit të saj.

Në televizorin e dhomës së ndenjes, aplikacioni Netflix ishte i hapur me adresën elektronike të ish-zëvendëskryeministres, ndërsa profilet e përdoruesve mbanin emrat e saj dhe të fëmijëve.

“Belinda”, “Belenko”, “belen” dhe “princess colin” ishin emrat që hetuesit gjetën të regjistruar në televizor.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, këto ishin vetëm disa nga gjurmët e një pasurie që rezultonte në emra të tjerë, por që, sipas hetimit, zotërohej dhe përdorej prej vitesh nga Balluku dhe familjarët e saj.

Sipas një vendimi për njoftim akuze të 16 tetorit 2026, vila dyshohet se ishte përfituar nga Balluku në këmbim të favorizimit të kompanisë “Eurocol” në një tender të Albcontrol-it të vitit 2014, ku Evis Berberi drejtonte Komisionin e Vlerësimit të Ofertave. Berberi e vazhdoi më pas karrierën në institucionet e drejtuara nga Balluku, përfshirë ARRSH-në, ndërsa dyshimet për ndërhyrje në tendera u shtrinë edhe te kontratat e infrastrukturës, të përfshira në hetimet e vitit 2025.

Prokuroria pretendon se përfitimi u fsheh përmes një kontrate porosie në emër të ish-futbollistit Igli Tare dhe një kontrate të mëvonshme qiraje me Joana Bushin, ish-shefe e kabinetit dhe bashkëpunëtore e afërt e Ballukut.

Hetimin e kryejnë prokurorët e posaçëm Dorina Bejko dhe Dritan Prençi. Dokumenti përmban kryesisht arsyetimin e akuzës ndaj personit juridik “Eurocol” sh.p.k., në pronësi të biznesmenit Pandeli Carapuli, bazuar në provat e administruara nga hetimet për kontratat publike, pasurinë e dyshuar të fshehur dhe lëvizjen e fondeve.

Për episodin e vilës në Dhërmi, SPAK ka marrë si të pandehur Belinda Ballukun, të cilën e akuzon për pastrim parash, korrupsion dhe fshehje pasurie; administratorin e “Eurocol”, Pandeli Carapuli; ish-futbollistin Igli Tare; dhe Joana Bushin, për veprën penale të pastrimit të produkteve të veprës penale, në bashkëpunim. E njëjta akuzë është ngritur edhe ndaj personit juridik “Eurocol” sh.p.k., të cilin prokuroria e konsideron pjesë të mekanizmit të fshehjes së përfitimit të dyshuar korruptiv.

Hetimi dhe akuzat e reja

Dosja e vilës në Dhërmi është pjesë e një hetimi më të gjerë ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e cila u mor fillimisht e pandehur për abuzimet e dyshuara me tenderin e tunelit të Llogarasë dhe më pas për një sërë procedurash prokurimi në Unazën e Madhe të Tiranës.

Më 20 tetor 2026, SPAK i komunikoi Ballukut akuzat për pesë vepra penale, përfshirë shkeljen e barazisë në tendera në nëntë raste, korrupsionin pasiv në dy cilësi të ndryshme, fshehjen e pasurisë në dy raste dhe pastrimin e parave në bashkëpunim, më shumë se një herë.

Në total, dosja e bashkuar përfshin 24 të akuzuar, individë dhe kompani, mes të cilëve ish-vartës të Ballukut dhe biznesmenë të dyshuar për përfitime të paligjshme nga tenderat publikë.

Balluku i ka mohuar akuzat ndaj saj, ndërsa hetimet kanë shkaktuar një përplasje mes prokurorisë dhe mazhorancës socialiste. Në mars të këtij viti, shumica parlamentare rrëzoi me 82 vota kundër kërkesën e SPAK-ut për autorizimin e arrestimit të ish-zëvendëskryeministres.

Komunikimi i akuzave ndaj Ballukut në tetor 2026 nuk u shoqërua me një kërkesë të re të SPAK-ut për heqjen e imunitetit të saj, ndërsa opozita e kritikoi Prokurorinë për atë që e quan trajtim të diferencuar, duke kërkuar shpjegime për mungesën e një kërkese të re për autorizimin e arrestimit të saj.

Tenderi që para-prijti vilën

Sipas SPAK-ut, historia e vilës në kompleksin White Rocks në Dhërmi nis në vitin 2014, kur Albcontrol, institucioni përgjegjës për kontrollin e trafikut ajror, drejtohej nga Belinda Balluku.

Në nëntor të atij viti, institucioni hapi një procedurë prokurimi për rikonstruksionin e godinës teknologjike, me një fond limit prej rreth 73.9 milionë lekësh pa TVSH.

Në garë morën pjesë katër operatorë ekonomikë, me oferta që varionin nga 48.3 milionë deri në 72.4 milionë lekë. Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, i drejtuar nga Evis Berberi, atëherë zyrtar i Albcontrol-it dhe një nga personat e akuzuar në dosjen e bashkuar, skualifikoi tre ofertuesit e tjerë për mosplotësim të kritereve teknike dhe dokumentare.

Fituese u shpall kompania “Eurocol”, e cila kishte paraqitur ofertën më të lartë, prej 72.3 milionë lekësh pa TVSH. Ky tender dhe roli i Evis Berberit, i cili e vazhdoi karrierën në institucionet e drejtuara nga Balluku, japin një pamje të një dekade tenderash të dyshuar si të manipuluar, që nisin në Albcontrol dhe vazhdojnë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe institucionet në varësi të saj.

Pas largimit nga Albcontrol-i, Berberi u emërua këshilltar në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe në qershor 2021 mori drejtimin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, ARRSH. Në këtë detyrë, sipas hetimeve të SPAK-ut, Berberi zbatonte udhëzimet e Ballukut për procedurat e prokurimit, përfshirë tenderin e tunelit të Llogarasë dhe lotet e Unazës së Madhe të Tiranës. Komunikimet e sekuestruara në telefonin e tij tregojnë se ai konsultohej me ministren për vendimmarrjen mbi tenderët e mëdhenj, ndërsa hetohet edhe për një sërë tenderash më të vegjël për mbikëqyrjen e punimeve.

Ekspertimi kompjuterik i celularit të sekuestruar në banesën e Berberit ka shërbyer si një nga indiciet e hetimit. Të dhën

Burimi: www.reporter.al

Të fundit Të gjitha