Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Showbiz

Neda Balluku shprehet e dëshpëruar për djemtë e saj

Neda Balluku shprehet e dëshpëruar për djemtë e saj

Moderatorja Neda Balluku ka publikuar një tjetër mesazh prekës për dy djemtë e saj, Zain dhe Serzhin, të cilët prej një kohe të gjatë nuk arrin t’i takojë. Në një tekst të gjatë të postuar në Instagram, ajo përshkruan ndjenjat e një nëne që pret të rikthehet pranë fëmijëve të saj, duke folur për lodhjen, mungesën dhe dhimbjen që e shoqërojnë këtë pritje.

Ndjenjat e Neda Ballukut për djemtë e saj

“Kur djemtë nuk vijnë, mosha ime ndalon. Çdo rrudhë përfiton nga ajri që mungon dhe përtërihet vetë. Papritur bëhem më e re, më e vogël, më e dobët, më e brishtë, por edhe më e lodhur, më në pritje, më e humbur dhe më pa shpresë. Megjithatë, vazhdoj të jem nënë. Mund të isha fare mirë motër apo edhe bijë (imagjino!) por mbetem nënë. Pa rrudha. Pa shenjën e bisturisë në fund të barkut. Por me emrat e tyre brenda meje gjithmonë.

Kur djemtë nuk vijnë, asnjë fjalë nuk është shkruar ndonjëherë dhe unë kurrë nuk kam lexuar. Sepse nuk mund të kem lexuar kur djemtë nuk vijnë, dhe unë nuk arrij të lexoj shprehitë e fytyrës së tyre. Buzëqeshjen e pavullnetshme të Zait sapo më sheh dhe përpjekjen që nis me veten për ta mbajtur atë.

Ose ngrysjen e vetullave të Serzhit, e cila është plotësisht gjurmë e qartë e ngjashmërisë që ka me nënën e tij. Kur djemtë nuk vijnë, të tjerët më pyesin se çfarë po pres. Të tjerët më thonë të mos e shkruaj atë që ndjej. Të tjerët më thonë gjëra të tjera. Por askush dhe asgjë nuk vlen sa djemtë, qoftë edhe kur nuk vijnë. Edhe mungesa e tyre është prani”, shkruan moderatorja.

Çështja ligjore mes Neda dhe Ogren Ballukut

Neda Balluku është ndarë nga bashkëshorti i saj, Ogren Balluku, dhe çështja mes tyre ka përfunduar edhe në gjykatë, me akuza të ndërsjella për dhunë. Në janar të vitit 2026, të dy iu drejtuan gjykatës për urdhra mbrojtjeje.

Burimi: www.topalbaniaradio.com

Të fundit Të gjitha