Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Lakers dhe Oklahoma kryesojnë Perëndimin, New York pa fitore

Lakers dhe Oklahoma kryesojnë Perëndimin, New York pa fitore

Lakers arritën një fitore sot 132-123 në fushën e Utah Jazz dhe i bashkohen grupit të skuadrave me nga tri fitore në krye të renditjes në Konferencën e Perëndimit. Ishte një mbrëmje magjike për Luka Donçiç, i cili shënoi 52 pikë dhe dhuroi 10 asistime.

Philadelphia pëson humbjen e parë, Indiana dhe Oklahoma vazhdojnë me fitore

Ekipi i Philadelphia pësoi sot humbjen e parë, duke u mposhtur 106-93 në shtëpi nga Detroit. Cade Cunningham me 26 pikë bëri diferencën për mysafirët, duke i bërë të pavlefshme 29 pikët e Tyrese Maxey për vendasit.

Pa probleme fiton Indiana, e cila falë 24 pikëve të Haliburton mundi 136-109 Brooklyn. Mirë po paraqitet skuadra e Oklahoma, ende e pamposhtur, që mundi 108-101 Clippers, ndeshje në të cilën shkëlqeu Alexander Shai me 34 pikë.

Vazhdon të zhgënjejë skuadra kampione e New York, që pësoi humbjen e tretë radhazi. Nju-jorkezët u mundën 111-102 nga Orlando në fushën e tyre, ku vendimtar ishte stoli i ekipit mik, nga ku erdhën 47 pikë.

NBA-Rezultatet e sotme

Utah Jazz – Lakers, 123-132

Brooklyn – Indiana, 109-136

Oklahoma – Clippers, 108-101

New York – Orlando, 102-111

Minnesota – Toronto, 117-94

Philadelphia – Detroit, 93-106

Burimi: telesport.al

Të fundit Të gjitha