Neda Balluku ka tërhequr vëmendjen me një postim të papritur në rrjetet sociale, përmes të cilit ka lënë të kuptohet se mund të ketë përjetuar një problem shëndetësor.
Postimi i Neda Ballukut
Ish-opinionistja e Big Brother VIP Albania ka publikuar një mesazh falënderimi për personelin mjekësor të Spitalit Francez në QSUT, duke shprehur mirënjohjen për kujdesin dhe profesionalizmin e treguar.
“Shumë mirënjohëse dhe faleminderit nga zemra Spitalit Francez në QSUT dhe veçanërisht doktor Tedi Minarollit, doktoreshë Migenës, mjekut anestezist doktor Arbrit dhe stafit të infermierëve, Nushi, Marjeta dhe vajzat e djemtë për praninë dhe profesionalitetin”, ka shkruar ajo.
Edhe pse nuk ka zbuluar saktësisht se çfarë ka ndodhur, nga formulimi i mesazhit duket se Neda mund të ketë kaluar vetë një përvojë shëndetësore që ka kërkuar kujdes spitalor.
Përmendja e mjekut anestezist ngre gjithashtu mundësinë e një ndërhyrjeje mjekësore, megjithëse një gjë e tillë nuk është konfirmuar prej saj.
Mesazhi për sfidat e jetës
Neda ka zgjedhur të mos ndajë detaje të tjera me ndjekësit, duke e përmbyllur postimin me një mesazh për sfidat që sjell jeta.
Mbetet e paqartë se çfarë ka ndodhur saktësisht, por mbi të gjitha shpresojmë që gjithçka të ketë shkuar mirë. /Prive By LS
Burimi: privebruto.com










