Si dëshiron Leo Messi të kujtohet nga njerëzit në vitet që vijnë? Në një intervistë për EFE, ylli argjentinas u përgjigj kështu: “Dua të mbahem mend si një sportist i madh, i cili gjithmonë është përpjekur të arrijë qëllimet dhe ëndrrat e tij.“
Messi mbushi 39 vjeç në qershor dhe së fundmi është larguar nga kombëtarja argjentinase.
Fundi i karrierës së tij si lojtar po afron, një rrugëtim i shënuar sidomos nga dy ekipe: Argjentina dhe Barcelona. “Është e vështirë të shpjegosh çfarë përfaqëson Barcelona për mua,” shprehet Messi.
Messi dhe lidhja me Barcelonën
“Kam një dashuri të veçantë si për qytetin, ashtu edhe për klubin. Kemi pasur fatin të fitojmë gjithçka, jo vetëm për atë që kemi arritur, por edhe për mënyrën se si e kemi arritur,” shton ai.
“Gjithashtu, për kënaqësinë e madhe që kemi ndjerë duke luajtur bashkë. Kjo ishte gjëja më e rëndësishme: të shijoje detajet e vogla të jetës së përditshme, seancat e stërvitjes dhe momentet e mrekullueshme që kemi ndarë,” thotë fenomeni i Inter Miami.
Përpjekja e vazhdueshme e Messit
Leo shpjegon më tej: “Ndonjëherë arrija atë që i vija vetes si qëllim, e herë të tjera jo… por nuk jam ndalur kurrë së përpjekuri për të fituar gjithçka që kisha përpara.”
Burimi: telesport.al









