Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Kulturë

Arkivi i Prishtinës hap dyert për profesorë dhe studentë me qasje falas në dokumentet arkivore

Arkivi i Prishtinës hap dyert për profesorë dhe studentë me qasje falas në dokumentet arkivore

TIRANË, 23 tetor/ATSH/ Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) dhe Departamenti i Historisë i Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës (UP) kanë firmosur një marrëveshje bashkëpunimi që synon të nxisë kërkimin shkencor në studimet albanologjike, përmes qasjes së lirë në fondet arkivore dhe botimeve të përbashkëta.

Qasja në dokumentet arkivore

Sipas marrëveshjes, profesorët dhe studentët e Departamentit të Historisë do të kenë qasje të lirë në dokumentet arkivore, duke përfshirë edhe mbështetjen me dokumente digjitale pa pagesë, deri në 20 mijë imazhe në vit.

Marrëveshja u nënshkrua në Prishtinë nga krerët e dy institucioneve, drejtori i përgjithshëm i Arkivave, Auron Rrokaj dhe dekani i Fakultetit të Filozofisë, prof. dr. Bekim Baliqi, të cilët u angazhuan për publikimin e botimeve cilësore dhe pasurimin reciprok të bibliotekave.

Praktika dhe trajnimet e përbashkëta

Në kuadër të këtij bashkëpunimi, studentëve të niveleve BA, MA dhe PhD do t’u mundësohet kryerja e praktikës profesionale pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave në Tiranë, ndërsa palët do të bashkëpunojnë edhe për organizimin e seminareve, trajnimeve, kurseve dhe projekteve të përbashkëta.

1 nga 5












/a.f/

Burimi: ata.gov.al

Të fundit Të gjitha