Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Kulturë

Ekspozita kushtuar Luigj Gurakuqit hapet në Prishtinë me dokumente arkivore

Ekspozita kushtuar Luigj Gurakuqit hapet në Prishtinë me dokumente arkivore

Jeta dhe vepra e Luigj Gurakuqit janë në qendër të një ekspozite të hapur në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, përmes dokumenteve historike që vërtetojnë kontributin e tij në Rilindjen Kombëtare, shpalljen e Pavarësisë dhe konsolidimin e shtetit shqiptar.

Kjo nismë është organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës dhe Institutin e Historisë “Ali Hadri”, me qëllim ruajtjen e kujtesës historike dhe afrimin e brezave të rinj me rrënjët e tyre kombëtare. Drejtuesja e Institutit “Ali Hadri”, Prof. Dr. Teuta Shala-Peli, e vlerësoi ekspozitën si një mundësi të veçantë për të njohur nga afër jetën dhe kontributin e Luigj Gurakuqit në historinë kombëtare shqiptare.

Ekspozita dhe dokumentet arkivore

“Kjo ekspozitë organizohet në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve dhe përbën një mundësi të veçantë për të njohur më nga afër jetën, veprimtarinë dhe kontributin e Luigj Gurakuqit në historinë kombëtare shqiptare, përmes dokumenteve arkivore që dëshmojnë angazhimin e tij në fushën e arsimit, të gjuhës shqipe dhe të çështjes kombëtare. Dokumentet arkivore janë dëshmi të çmuara të së kaluarës”, tha ajo.

Në fjalën e tij të rastit, z. Rrokaj u shpreh se qëllimi i ekspozitës është që vepra e Gurakuqit të njihet veçanërisht nga të rinjtë.

Qëllimi i ekspozitës

“Qëllimi i ekspozitës është t’u çojmë qytetarëve të Kosovës e të Shqipërisë veprën e këtij patrioti të madh. Kjo është detyra misioni i dy drejtorive të arkivave, qoftë dhe Institutit të Historisë, të çojmë tek qytetarët bashkëqytetarët tanë, të ndryshojmë historinë nëpërmjet dokumenteve, të joshim të rinjtë tek dokumentet, tek rrënjët, tek trungu. Historia nuk është qëllim në vetvete. Duhet që dokumentet dhe historia të shkojë tek populli, tek qytetarët”, tha ai.

Ndër dokumentet e ekspozuara bënin pjesë një fragment biografik mbi Luigj Gurakuqin; fjalimi i tij përshëndetës në Normalen e Elbasanit; informacione mbi Kongresin e Manastirit, etj.

Burimi: sot.com.al

Të fundit Të gjitha