Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Të ndryshme

Parashikimi i motit: vranësira dhe reshje shiu sot, 3 nëntor

Parashikimi i motit: vranësira dhe reshje shiu sot, 3 nëntor
Foto: balkanweb.com

Sot vendi ynë pritet të preket nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë me re mesatare deri të dendura, ndërsa pas mesditës do të ketë edhe intervale me qiell të kthjellët. Reshjet e shiut do të jenë të përsëritura, me intensitet të ulët, ndërsa në jug intensiteti do të jetë deri mesatar. Herë pas here mund të ndodhin shtrëngata të shkurtra, të shoqëruara me shkarkime elektrike.

Era pritet të fryjë nga verilindja drejt juglindjes, me shpejtësi mesatare 7 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe kryesisht në luginat, era mund të arrijë deri në 15 m/s, e shoqëruar me valë në det të forcës 2–3 ballë.

Burimi: www.balkanweb.com

Të fundit Të gjitha