Përgjigja e Veliajt ndaj Gogut
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, u është përgjigjur ministrit të Drejtësisë, Toni Gogut, në lidhje me takimin e tyre në burgun e Fierit.
Në reagimin e tij, Veliaj thekson se nuk e godet me gurë shtëpinë e tij politike, Partinë Socialiste, por as nuk lejon që dikush ta shkelë dinjitetin e tij.
Veliaj shkruan se ka qenë objekt presioni për t’u detyruar të pranojë se nxit protestat dhe të delegojë autoritetin e tij.
Reagimi i Veliajt:
Dua t’u siguroj socialistëve se unë nuk e godas me gurë shtëpinë time socialiste, por as nuk lejoj që dikush ta godasë me gurë dinjitetin tim.
Unë me të vërtetë kam më pak liri se Kryeministri, por kam shumë herë më shumë dinjitet se ai.
Hedh poshtë fantazitë bolshevike se unë kam organizuar apo financuar protestat, dhe e vërteta e plotë e takimit me ministrin e Drejtësisë, Toni Gogun, është kjo letër e shkruar me dorën time.
Ia kthej sfidë Kryeministrit që të paraqesë një provë të vetme për insinuatat rreth protestave.
Përndryshe, largohu!
Letra e plotë:
E premte, ora 22:30
Toni Gogu vjen në takim pas 20 muajsh.
TG: R ka bërë transferimin, me urdhër që ky nga konvikti të bëhet burg i plotë, dhe që personalisht është marrë edhe leja për spital, lejet për takime, deri te qasja tek miqtë dhe familja.
R ka anashkaluar TG dhe ka urdhëruar vetë transferimin dhe izolimin me këto 3 kërkesa:
Burimi: lajmifundit.al










