Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Leka: Berisha e arriti qëllimin, protestuesit nuk duhej të largoheshin nga sheshi

Leka: Berisha e arriti qëllimin, protestuesit nuk duhej të largoheshin nga sheshi
Foto: abcnews.al

Analisti Martin Leka, i ftuar në emisionin “News Hour” në ABC News, ka komentuar zhvillimet në kampin opozitar, duke u ndalur te protestuesit, studentët dhe përplasjet mes grupeve të ndryshme brenda kësaj lëvizjeje.

Pozicioni i Partisë Demokratike

Sipas Lekës, në këtë situatë të karakterizuar nga interesa dhe qëllime të ndryshme, Sali Berisha dhe Partia Demokratike janë të vetmit që kanë një pozicion legjitim.

Ai theksoi se Berisha ia ka arritur qëllimit të tij politik, ndërsa kritikoi largimin e protestuesve nga sheshi, të cilin, sipas tij, e kishin mbajtur të pushtuar për më shumë se tre muaj.

Komenti i Lekës për protestuesit

“Nëse do të flasim pastaj për studentët dhe flamingot, ato kanë problemet e veta. Flamingot janë në luftën e pashoqe me njëri-tjetrin, disa për azil dhe fonde. Në gjithë këtë konglomeratin e interesave të ndryshme, i vetmi njeri që ka vendin e tij legjitim është Sali Berisha dhe partia e vet.

Kështu që Sali Berisha ia ka dalë qëllimit, sepse flamingot nuk kishin pse të lironin sheshin dhe të shkonin nëpër rrugica. Sepse kishin sheshin dhe kishim më shumë se tre muaj që e kishin bërë të tyre”, u shpreh analisti Leka.

Burimi: abcnews.al

Të fundit Të gjitha