Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Teknologji

Si ta zgjatni jetëgjatësinë e baterisë së telefonit deri në 6 orë

Si ta zgjatni jetëgjatësinë e baterisë së telefonit deri në 6 orë
Foto: reporteri.al

Shkencëtarët kanë gjetur një mënyrë për të zgjatur jetën e baterisë së telefonave dhe tabletëve edhe për disa orë.

Sipas tyre, nëse përdoruesit transferojnë të dhënat e aplikacioneve të preferuara në shërbimet cloud, jeta e baterisë mund të zgjatet me rreth 60 për qind.

Si funksionon teknika

Veglat e reja identifikojnë pjesët e aplikacioneve që harxhojnë më shumë bateri dhe i zhvendosin ato në cloud, duke përdorur një teknikë të quajtur „code-offloading“.

Për të përfituar nga kjo, smartfonët do të aplikonin këtë teknologji në çdo aplikacion, duke zgjatur jetën e baterisë edhe për 6 orë të tjera „në rastet më të mira“, thonë hulumtuesit.

Prototipi i zhvilluar

Një shkencëtar kompjuterik nga Aston University në Birmingham ka zhvilluar një softuer prototip që ruan të dhënat në një kombinim „hibrid“, si në shërbimet cloud ashtu edhe në aplikacion.

Gjatë ekzekutimit të aplikacionit, pjesët që kërkojnë shumë bateri ngarkohen nga cloud, ndërsa pajisja nuk i përdor komponentët e saj. Kjo kursen baterinë dhe zgjat jetën e saj.

Burimi: insajderi.org

Të fundit Të gjitha