Një gol i Klisman Cakes vendosi përballjen mes Akhmat Groznyt dhe Rodinas në javën e 14-të të Premier League-s ruse. Skuadra vendase triumfoi 1-0 falë mbrojtësit shqiptar, i cili shënoi për herë të parë këtë sezon dhe siguroi tre pikët për ekipin e tij.

Goli vendimtar
Aksioni vendimtar erdhi në minutën e 34-të. I pozicionuar siç duhej brenda zonës, Cake shfrytëzoi shërbimin e Silvas dhe me një goditje të fuqishme me kokë e dërgoi topin në këndin e djathtë të portës. Portierit të miqve iu la shumë pak mundësi për të reaguar.
Kjo paraqitje i jep mbrojtësit më shumë argumente për të bindur Rolando Maranin, në listën e të cilit tashmë është përfshirë. Cake largohet nga Rusia me mbresa mjaft pozitive dhe me mundësinë që trajneri italian ta marrë në konsideratë për minuta aktivizimi në dy takimet e nëntorit kundër Finlandës dhe Bjellorusisë.
Goli i Klisman Cakes:
Burimi: www.albeu.com










