Kryeministri Edi Rama i ka ftuar përsëri studentët për dialog në mëngjesin e sotëm. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shfaqet një tavolinë guri mbi të cilën ndodhen fletët me fjalën dialog.
Refuzimi i ftesës dhe protesta e radhës
Ftesa e Ramës për dialog është refuzuar disa herë nga studentët. Ata kanë njoftuar sot protestën e radhës, e cila pritet të zhvillohet në orën 10:00, duke shënuar kështu ditën e 15-të të protestës.
Siç ka ndodhur edhe në ditët e mëparshme, protestës do t’i bashkohen pedagogët dhe qytetarët. Përplasjet mes protestuesve dhe efektivëve kanë qenë të forta, ndërsa ka pasur të lënduar dhe të shoqëruar.
Burimi: www.cna.al










