Takimet e javës së tretë të Superligës në basketboll për femra janë mbyllur, me Tiranën që kryeson renditjen me 6 pikë të plota. Ekipi bardheblu i trajneres Alibegaj fitoi lehtësisht 71-53 ndaj Sopoti Eagles.
Një ndeshje pa shumë vështirësi, e dominuar nga kryeqytetaset. Ndërkohë, debutueset e Sopoti Eagles (Pulaj 17 pikë e 10 rebound) mbyllin renditjen ende pa asnjë fitore deri më tani.
Vllaznia fiton në sekondat e fundit
Vllaznia arriti një fitore në sekondat e fundit, duke mundur në kryeqytet Studentin 63-61, dy ekipe që luajnë për një vend në play off. 20 pikët e Pëllumbi nuk mjaftuan për Studentin, ndërsa për shkodranet u dallua Rreshpja me 19 pikë.
Në kryeqytet fiton edhe Flamurtari kampion, që mundi pa shumë mundim Partizanin 89-56, duke korrur fitoren e dytë në kampionat.
Superliga-Femra, java e 3-të
Studenti – Vllaznia, 61-63
Partizani – Flamurtari, 56-89
Tirana – Sopoti Eagles, 71-53
Renditja: Tirana 6 pikë, Vllaznia 5 pikë, Flamurtari 5 pikë, Partizani 4 pikë, Studenti 4 pikë, Sopoti Eagles 3 pikë.
Burimi: telesport.al










