Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

E turpshme dhe skandaloze, Pellegatti denoncon përdhosjen e muralit të Franco Baresi

E turpshme dhe skandaloze, Pellegatti denoncon përdhosjen e muralit të Franco Baresi
Foto: telesport.al

“E pabesueshme dhe e turpshme! Kanë dëmtuar dhe përdhosur sërish imazhin e kapitenit tonë, Franco Baresi”. Kështu e denoncoi situatën gazetari Carlo Pellegatti në profilin e tij në Instagram, duke publikuar një video të muralit kushtuar legjendës së Milanit, i cili u dëmtua sërish nga vandalët.

“Isha këtu, përpara selisë së Milanit. E kanë lyer të gjithë Kupën me të zezë, njësoj si shiritin e kapitenit dhe logon. Turp!” – shkroi Pellegatti.

Riparimi i mëparshëm dhe reagimi i artistit

Vetëm disa javë më parë, Luca Rosada, i njohur si Lucas Street Art, e kishte rikthyer në “Casa Milan” veprën e re kushtuar Baresit, pasi murali i parë ishte vandalizuar.

“Fatkeqësisht, duket se gjithmonë mund të ndodhë diçka edhe më e keqe, por, për fat të mirë, as unë nuk do të dorëzohem. Do të kthehem për ta riparuar, në shenjë respekti për Franco Baresi”, – shkroi Rosada në komentet e postimit të Pellegatti.

Burimi: telesport.al

Të fundit Të gjitha