Rabiot, Gila, Moreira… Asnjë prej tyre nuk parashikohet të jetë i gatshëm për ndeshjen e ardhshme të Milanit në Serie A, e cila luhet në mesjavë kundër Bolonjës.
Trajneri Ruben Amorim shpresonte të kishte përsëri në dispozicion disa nga futbollistët e lënduar, megjithatë, deri tani, nuk pritet të jetë i gatshëm asnjëri. Madje as mbrojtësi dhe anësori që dukeshin se ishin afër rikthimit.
Në të vërtetë, situata është rënduar: listës ekzistuese të të lënduarve (Saelemaekers, Gabbia, Chukwueze, P. Terracciano, Moreira, Gila dhe Rabiot) i është shtuar edhe Ruben Loftus-Cheek, i cili ka pësuar një dëmtim në një muskul përkulës të kofshës së majtë gjatë ndeshjes kundër Udinezës.
Futbollisti anglez do t’i nënshtrohet një kontrolli të mëtejshëm pas dy javësh dhe gjasat janë të vogla që ai të rikthehet në fushë për të paktën një muaj.
Për rrjedhojë, këtë të mërkurë, Amorim do të ketë përsëri shumë pak mundësi për rotacion, me formacionin titullar që përcaktohet praktikisht nga rrethanat, pavarësisht se të shtunën e ardhshme luhet derbi.
Burimi: telesport.al










