Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Bashkëshortja e lojtarit të Romës shpërthen: Më tradhtoi edhe me prostituta

Bashkëshortja e lojtarit të Romës shpërthen: Më tradhtoi edhe me prostituta
Foto: telesport.al

Martesa mes futbollistit brazilian të Romës, Wesley, dhe Amanda Martins ka marrë fund mes akuzave të rënda. Edhe pse prej kohësh jetonin të ndarë, Amanda vendosi të tregojë publikisht versionin e saj përmes Instagramit: “Më ka tradhtuar edhe kur ishim bashkë. Nuk ishte një rast i vetëm; tradhtitë e tij kanë qenë të panumërta dhe gratë e përfshira shumë, përfshirë prostituta”.

Provat e pretenduara nga Amanda

Amanda pretendon se ka prova: “Pashë gjithçka me sytë e mi. Kishte fotografi dhe video të takimeve, të cilat i transferova në telefonin tim. Madje, edhe në ato momente, ai mbante unazën e martesës”.

Ajo tregoi se Wesley i kishte mohuar tradhtitë, duke u betuar për Zotin dhe vajzën e tyre. Sipas saj, ishte tradhtuar edhe gjatë shtatzënisë, por kishte falur vazhdimisht për të shpëtuar familjen.

Sjellja e Wesley sipas Amandës

Amanda pretendon gjithashtu se ai u kërkonte numrin e telefonit kamariereve dhe vajzave të tjera, madje kur ishin bashkë në restorante. “Kur pi, humbet kontrollin”, – tha ajo, duke shtuar se kjo situatë i kishte shkaktuar kriza ankthi.

 

 

 

 

Burimi: telesport.al

Të fundit Të gjitha