Formacionet zyrtare për ndeshjen Genoa–Venezia, e vlefshme për javën e 8-të të Serie A, u publikuan vetëm pak minuta para fillimit të takimit. Vëmendjen më të madhe e ka tërhequr vendimi i trajnerit Daniele De Rossi.
De Rossi dhe zgjedhja e Mitajt
Ish-legjenda e Romës dhe e kombëtares italiane, tani në drejtimin e Genoa-s, ka vendosur të nisë Mario Mitajn si titullar.
Pas shtatë ndeshjeve pritje në kampionat, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare do të bëjë kështu debutimin e tij në Serie A. Sidoqoftë, De Rossi i ka caktuar një rol të veçantë 23-vjeçarit nga Malësia e Madhe, duke e aktivizuar në pozicionin e mesfushorit të majtë.
Burimi: www.albeu.com










