Kalo te përmbajtja

Lajm i fundit
Sport

Napoli-Roma, supergol me rroveshatë vendos pjesën e parë

Napoli-Roma, supergol me rroveshatë vendos pjesën e parë

Pjesa e parë e ndeshjes në “Diego Armando Maradona” mes Napolit dhe Romës u mbyll me rezultatin 1-0 për vendasit, në kryesfidën e javës së tetë të Serie A.

Napoli dhe Roma në pjesën e parë

Rasti i parë i rrezikshëm erdhi në minutën e 21-të, kur goditja e Bryan Cristante kaloi vetëm disa centimetra larg shtyllës së djathtë. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 28-të: pas një krosimi në zonë nga goditja e dënimit, Frank Anguissa shënoi një gol spektakolar me rroveshatë pranë pikës së penalltisë, duke e lënë pa lëvizur portierin e Romës, Pierluigi Gollini.

Në minutën e 38-të, mbrojtësi i Romës, Mario Hermoso, mbeti i pambuluar brenda zonës, por goditja e tij përfundoi pak jashtë shtyllës së majtë. Në minutën e 45-të, Roma iu afrua golit të barazimit me Cristante, por goditja e tij me kokë u devijua pasi preku shtyllën e djathtë. 45 minutat e para u mbyllën 1-0 për Napolin.

SHIKO GOLIN

Burimi: telesport.al

Të fundit Të gjitha