Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Showbiz

Vesa Luma i bën thirrje publikut para protestës

Vesa Luma i bën thirrje publikut para protestës
Foto: indeksonline.net

Këngëtarja Vesa Luma ka bërë një reagim përmes një postimi, ku ka kërkuar që protesta e planifikuar për nesër t’u takojë qytetarëve dhe të mos përdoret për interesa politike.

Kritika ndaj politikanëve

Ajo ka shprehur pakënaqësinë e saj me politikanët, duke theksuar se qytetarët kanë humbur besimin tek ata, veçanërisht për sa i përket mbrojtjes së grave shqiptare, shkruan Indeksonline.

“Fatkeqësisht kemi humbur plotësisht shpresat tek politikanët, të cilët kanë dështuar rëndë në mbrojtjen e femrave shqiptare!”, ka shkruar Luma.

Këngëtarja ka kërkuar që këtë herë qytetarët të mblidhen pa ndërhyrje politike, duke nënvizuar se çështja është shumë më e rëndësishme sesa përfitimet politike.

Thirrja për pjesëmarrje

Në përfundim, Vesa Luma ka shprehur dëshirën që në protestë të marrin pjesë sa më shumë qytetarë, duke bërë një thirrje të veçantë për bijtë, vëllezërit dhe baballarët që t’i bashkohen tubimit.

Ajo synon që protesta të përcjellë një mesazh të përbashkët qytetar në mbështetje të grave shqiptare./Indeksonline/

Burimi: indeksonline.net

Të fundit Të gjitha