Këngëtari Labinot Rexha i është drejtuar publikisht opinionistes Olta Gixhari me një mesazh ku shpreh respekt dhe vlerësim për të, edhe pse mes tyre ka pasur mospajtime në të shkuarën.
Vlerësimi i Labinot Rexhës për Olta Gixharin
Në një postim, Rexha theksoi se, megjithëse ai dhe Gixhari kanë pasur shpesh pikëpamje të kundërta dhe ajo ka mbajtur një qëndrim të ndryshëm ndaj tij, kjo nuk e pengon ta çmojë atë për personalitetin dhe guximin e saj.
“Nuk ka pasur asnjë opinioniste si Olta Gixhari! Ajo është nona dhe baba i këtij formati”, ka shkruar Rexha.
Ai e ka përshkruar Gixharin si një person me personalitet të fortë, i cili di të debatojë dhe të shprehë mendimin e vet pa u frikësuar nga askush.
Në përfundim, Labinot Rexha theksoi se vlerat e një njeriu duhen njohur edhe kur nuk pajtohesh me të, duke e mbyllur mesazhin me fjalët: “Respekt për Olta Gixharin! Legjendat njihen edhe kur nuk je dakord me to.”/Indeksonline/
Burimi: indeksonline.net










