Pas përfundimit të punimeve në shkollat “Dhaskal Todri”, “Naim Frashëri” dhe shkollën 9-vjeçare të Shushicës, Elbasani vazhdon me investime të tjera për përmirësimin e infrastrukturës arsimore. Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja, ka njoftuar se shkolla “Abdyl Paralloi” do të rikonstruktohet, me qëllim krijimin e kushteve më të mira për nxënësit dhe mësuesit.
Investimi në shkollën “Abdyl Paralloi”
“Për ne, arsimi i fëmijëve tanë është përparësi. Prandaj vazhdojmë të investojmë për shkolla më moderne, ambiente më të mira dhe kushte bashkëkohore, ku çdo nxënës të ketë mundësinë të mësojë dhe të zhvillohet sa më mirë”, deklaroi Llatja.
Nëpërmjet këtij investimi synohet përmirësimi i ambienteve shkollore dhe krijimi i një mjedisi më funksional e të përshtatshëm për zhvillimin e procesit mësimor, në vijim të punës për modernizimin e infrastrukturës arsimore në Elbasan.
Burimi: kohajone.com










