Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Kuvendi me axhendë të ngjeshur, gjashtë komisione mblidhen sot

Kuvendi me axhendë të ngjeshur, gjashtë komisione mblidhen sot
Foto: gazetaexpress.com

Gjashtë komisione parlamentare do të mbajnë mbledhje sot në Kuvend, ku në rend dite janë çështje që lidhen me ekonominë, sigurinë, arsimin, mirëqenien sociale, bujqësinë dhe fusha të tjera.

Komisionet për Ekonomi dhe Siguri

Në orën 10:00, Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion do të dëgjojë raportimin e kryetares së Autoritetit të Konkurrencës, Neime Binaku, lidhur me gjendjen në këtë institucion.

Në orën 10:30, Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes do të shqyrtojë Projektligjin për Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave.

Ndërkaq, në orën 11:00, Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë do të diskutojë për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve.

Komisionet për Çështje Sociale, Arsim dhe Bujqësi

Në mesditë, Komisioni për Mirëqenie Sociale, Punë, Familje, Vlerat e Luftës Çlirimtare, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe për Persona të Pagjetur do të shqyrtojë draft-planin e punës së komisionit funksional.

Po ashtu, në orën 12:00, Komisioni për Arsim dhe Shkencë do të shqyrtojë planin e punës për sesionin vjeshtor të vitit 2026.

Ndërsa në orën 13:00, Komisioni për Mjedis, Planifikim Hapësinor, Ushqim, Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Transport do të shqyrtojë në parim Projektligjin për Regjistrimin e Bujqësisë.

Burimi: www.gazetaexpress.com

Të fundit Të gjitha