Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kosova

Sot jepet lamtumira e fundit për Arlinda Zekajn

Sot jepet lamtumira e fundit për Arlinda Zekajn
Foto: dukagjini.com

Arlinda Zekaj, e cila dyshohet se u vra nga kunati i saj të dielën në Vitomiricë të Pejës, do të varroset sot, më 27 tetor.

Varrimi në Radac

Sipas njoftimit të familjes, ceremonia e varrimit do të mbahet në orën 15:00, në fshatin Radac të Pejës.

Ndërkohë, i dyshuari për rastin, Albert Sylaj, sipas, policisë, gjendet ende në arrati.

Rikthim i vëmendjes te dhuna në familje

Rasti tronditi opinionin publik dhe ka rikthyer vëmendjen te dhuna në familje dhe nevoja për mbrojtjen e grave.

Burimi: www.dukagjini.com

Të fundit Të gjitha