Një aksident rrugor ka ndodhur në rrugën Fier–Patos, në zonën e njohur si ish-Parku i Mallrave, ku një makinë e markës “Volkswagen” ka goditur një grua që po kalonte rrugën.
Për shkak të goditjes, gruaja ka mbetur e plagosur dhe është dërguar me ambulancë në Spitalin Rajonal të Fierit për trajtim mjekësor.
Burimet spitalore bëjnë me dije se e plagosura është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, policia po zhvillon veprime hetimore për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
Burimi: abcnews.al










