Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kronikë

Krim makabër në Indonezi, burri vret gruan dhe djalin 4-vjeçar e dogji trupat

Krim makabër në Indonezi, burri vret gruan dhe djalin 4-vjeçar e dogji trupat
Foto: balkanweb.com

Një ngjarje e rëndë kriminale është zbuluar në provincën e Javës Lindore, në Indonezi, ku një burrë dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij të dytë dhe djalin e tyre vetëm 4 vjeç. Sipas hetimeve paraprake, pas vrasjeve, ai dyshohet se ka kryer veprime të tmerrshme për të zhdukur trupat e viktimave dhe për të fshehur gjurmët e krimit.

Mediat lokale raportojnë se viktimat janë një grua 30-vjeçare, e identifikuar me inicialet DH, dhe djali i saj 4-vjeçar, AGF, të cilët rezultonin të zhdukur që prej 20 shtatorit 2026.

Sadis! Penyidik kepolisian mengungkap cara sadis tersangka DBM m3mbunuh istri dan anak sambungnya Setelah membunuh kedua korban, tersangka membakar jenazah, kemudian memasukkannya ke mesin penggiling daging kemudian dibakar lagi

Hetimet e autoriteteve zbuluan se ngjarja dyshohet të ketë nisur më 20 shtator, brenda një hoteli ku burri ndodhej së bashku me gruan dhe djalin e tyre.

Provat nga kamerat e sigurisë dhe rrjedha e ngjarjeve

Pamjet e kamerave të sigurisë së hotelit janë bërë pjesë e provave që po shqyrtohen nga hetuesit. Sipas rindërtimit paraprak të ngjarjes, mes çiftit ka shpërthyer një debat i ashpër, i cili dyshohet se ka përfunduar me vrasjen e 30-vjeçares.

Pas krimit, burri dyshohet se e ka mbështjellë trupin e gruas me një thes gjumi për ta larguar nga hoteli pa tërhequr vëmendjen. Më pas, ai është larguar nga ambientet e hotelit së bashku me djalin e tyre 4-vjeçar.

Sipas policisë, i dyshuari e ka dërguar fëmijën në banesën e familjes, ku dyshohet se e ka vrarë edhe atë.

Por ajo që ka tronditur më shumë opinionin publik janë veprimet që dyshohet se kanë pasuar vrasjet.

Hetuesit besojnë se burri i ka transportuar trupat në oborrin e banesës, ku fillimisht u ka vënë flakën. Më pas, sipas dyshimeve të policisë, ai i ka copëtuar mbetjet trupore duke përdorur një makineri për grirjen e mishit dhe i ka djegur përsëri, në përpjekje për të zhdukur çdo provë të krimit.

Autoritetet dyshojnë se plani përfundimtar i të dyshuarit ishte hedhja e mbetjeve në det, me qëllim që trupat e viktimave të mos gjendeshin.

Hetimet për motivin dhe vijimi i çështjes

Ndërkohë, policia po vijon marrjen në pyetje të të dyshuarit dhe mbledhjen e provave materiale për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes, si dhe për të konfirmuar identitetin e mbetjeve të viktimave.

Sa i përket motivit, hetuesit po shqyrtojnë mundësinë që krimi të ketë lidhje me konflikte të mëparshme familjare dhe një hakmarrje të mundshme.

Sipas informacioneve paraprake, bashkëshortja e parë ligjore e të dyshuarit kishte komunikuar më herët me viktimën, një rrethanë që po hetohet për të përcaktuar nëse ka ndikuar në përshkallëzimin e konfliktit.

Megjithatë, autoritetet nuk kanë konfirmuar ende një motiv përfundimtar, ndërsa hetimet vijojnë për të dokumentuar të gjitha veprimet e të dyshuarit dhe për të zbardhur plotësisht vrasjen e dyfishtë që ka tronditur Indonezinë.

Burimi: www.balkanweb.com

Të fundit Të gjitha