Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kronikë

Erjon Vishkulli lëndohet në sy nga fishekzjarrët gjatë festimeve

Erjon Vishkulli lëndohet në sy nga fishekzjarrët gjatë festimeve
Foto: shqiptarja.com

Ky është momenti kur Erjon Vishkulli u lëndua në sy gjatë protestës së 24 tetorit në Tiranë, ngjarje që më pas çoi në një operacion në Spitalin e Traumës dhe, më vonë, shteti e dërgoi në Itali për trajtim më të specializuar.

Gjithçka ndodhi në një prej përplasjeve të dhunshme mes protestuesve, një pjesë e mirë prej tyre të maskuar, dhe policisë në sheshin “Skënderbej”, pranë Bankës së Shqipërisë.

Momenti i plagosjes së Erjon Vishkullit

Erjon Vishkulli ndodhet në vijën e parë, aty ku janë edhe pemët, ndërsa pak më tutje protestues të tjerë hedhin një breshëri fishekzjarrësh.

Në një moment, 28-vjeçari përkulet dhe largohet; teksa sprapset duke iu afruar shkallëve të Bankës, shtrihet në tokë dhe mban me dorë syrin e majtë, që i është goditur me një plumb të dyshuar gome. Mes zhurmës e buçitjeve të fishekzjarrëve, dëgjohen britmat dhe të qarat e tij.

Disa protestues hutohen, të tjerë rendin për ta ndihmuar dhe e rrethojnë. Ulërimat therëse të Vishkullit përzihen me të tyret, të cilët thërrasin “ambulanca!”

Transportimi dhe hetimi i rastit

Vishkulli u transportua menjëherë drejt Spitalit të Traumës me një makinë të Report Tv që i erdhi në ndihmë të riut. Pas ndërhyrjes, u dërgua në Romë ku bëri një konsultë të detajuar në spitalin e famshëm Gemelli, ndërkohë që është kthyer në spitalin “San Carlo”, ku pritet t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.

Për rastin ka nisur një hetim i detajuar nga policia e Prokuroria e Tiranës. Kjo e fundit u ka dërguar një letërporosi autoriteteve italiane për të sekuestruar trupin e huaj që mjekët në Itali do të nxjerrin nga syri i të riut. Më pas, materiali do t’u nënshtrohet ekzaminimeve përkatëse.

Burimi: shqiptarja.com

Të fundit Të gjitha