Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kronikë

Artan Hoxha zbulon si u parandaluan trazirat në burgje

Artan Hoxha zbulon si u parandaluan trazirat në burgje
Foto: euronews.al

Në emisionin Now të Euronews Albania, gazetari Artan Hoxha e hodhi poshtë deklaratën e kryeministrit se protestat e dhunshme ishin organizuar nga krimi i organizuar.

Sipas Hoxhës, të gjitha organizatat kriminale në vend janë në anën e qeverisë. Ai shtoi se drejtuesit e krimit të organizuar kanë penguar edhe një trazirë në burgje, e cila sipas tij do të ndodhte këto ditë, paralelisht me protestat në vend.

Hoxha: Asnjë organizatë kriminale kundër qeverisë

“Sot nuk ka asnjë organizatë kriminale në vend që është kundër qeverisë, asnjë, zero. Madje, këto ditë, këto dy javë, ka pasur tentativa për të krijuar trazira nëpër burgje, pasi atje ka shumë nga krimi i organizuar. Dhe kanë qenë pikërisht drejtuesit e krimit të organizuar ata që e kanë penguar trazirën në burg. Pra, edhe në burg janë me qeverinë.

Si fiton qeveria në burg, e di ti? Pra, në burg nuk fiton opozita, fiton qeveria. Në praktikë, krimi i organizuar, kur është në burg, qoftë edhe për sedër dhe për inat, i kthehet kundër.
Por aty ku është, e voton mbi 80 për qind. Krimi i organizuar është në krahun tjetër. E sfidoj kryeministrin të thotë se cila organizatë e krimit të organizuar është sot kundër qeverisë dhe kundër Ramës.

Dhe te krimi i organizuar nxjerr Stresin, po Noizin që është me ty? Ja, Stresin e kape ti, po Noizin që e ke ti kokë e këmbë? Politikani më i implikuar me krimin e organizuar thotë që krimi i organizuar do të më rrëzojë, vetëm ai nuk mund të flasë për krimin e organizuar”, tha Hoxha.

Burimi: euronews.al

Të fundit Të gjitha