Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kronikë

Të shtëna me armë në Gjakovë, policia jep detajet e para

Të shtëna me armë në Gjakovë, policia jep detajet e para
Foto: reporteri.al

Rreth orës 18:00 në rrugën “Bujar Syla” në Gjakovë janë raportuar të shtëna me armë zjarri, ka bërë të ditur Vlera Krasniqi, zëdhënëse e policisë rajonale të Gjakovës.

I dyshuari paraqitet në polici

Sipas saj, personi i dyshuar është paraqitur vetë në Stacionin Policor të Gjakovës.

“Në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit, kundër tij janë nisur procedurat për veprat penale ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve’ dhe ‘Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’”, ka theksuar Krasniqi.

Masat e ndërmarra ndaj të dyshuarit

Sipas urdhrit të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 24 orë.

Burimi: insajderi.org

Të fundit Të gjitha