Këngëtarja Leonora Jakupi ka përfituar nga kjo periudhë për të bërë një udhëtim drejt Romës, prej nga ka ndarë një fotografi me një pamje të ndryshme nga ajo që publiku është mësuar të shohë te ajo.
Ky udhëtim vjen në një moment kur është bërë me dije se ajo nuk do të jetë opinioniste e “Big Brother VIP Kosova”.
Leonora Jakupi në Romë
Leonora njihet për pamjet e saj të kuruara dhe zgjedhjet e kujdesshme të veshjeve. Në foton e publikuar nga Roma, ajo ka sjellë një kombinim që tërheq vëmendjen për stilin e veçantë, shkruan “Kosovarja”.
Në jetën e përditshme, këngëtarja preferon veshje moderne dhe praktike, ndërsa në paraqitjet publike shpesh zgjedh marka të njohura. Edhe këtë herë, Leonora ka ndarë me ndjekësit një pjesë të udhëtimit të saj, duke vënë në plan të parë stilin personal.
Burimi: www.kosovarja-ks.com









