Gazetari Mentor Kikia dha mendimin e tij për ngjashmëritë midis protestave të studentëve në Serbi dhe gjendjes politike në Shqipëri, duke theksuar se ajo që ndodh në Beograd nuk do të thotë domosdoshmërisht se do të ndodhë i njëjti skenar edhe në Tiranë.
Krahasimi mes Vuçiçit dhe Ramës
I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, Kikia vlerësoi se largimi i Aleksandar Vuçiçit nuk duhet parë si shenjë se e njëjta gjë do të ndodhë edhe me kryeministrin Edi Rama.
Sipas gazetarit, mendimi se një lëvizje e gjerë po rrëzon liderë në vende të ndryshme dhe se Shqipëria do të jetë hapi tjetër, është më shumë një ndjenjë euforie sesa një analizë e mbështetur në realitetin politik.
‘Vuçiçi dhe Rama kanë qeverisur në të njëjtën mënyrë dhe janë përballur me të njëjtën pakënaqësi të popullit, dhe pikërisht këtu u ndërtua një lloj krahasimi.
Teoria jonë është se një dorë e madhe dhe e padukshme po rrëzon autokratë dhe do të vijë të marrë edhe Ramën.
Ky është një lloj euforie, ndonëse një popull që ndodhet në kufijtë e pafuqisë për të reaguar gjatë këtyre dy javëve protestash është përballur me një agresivitet të jashtëzakonshëm të shtetit.
Ky popull sot shihte një dritë se edhe në Shqipëri mund të ndodhte ajo që ndodhi në Serbi’, tha Kikia.
Burimi: euronews.al










