Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Protesta në Tiranë, Basha: Antifa synon destabilizim jo pushtet

Protesta në Tiranë, Basha: Antifa synon destabilizim jo pushtet
Foto: abcnews.al

Eksperti Faik Basha ka analizuar protestën e Flamingove dhe ndikimin e partive e figurave politike në të, duke theksuar se rivaliteti i brendshëm dhe ambiciet personale e dobësuan ndjeshëm atë.

Mungesa e figurave përfaqësuese

Sipas Bashës, në protestë nuk mori pjesë asnjë figurë kombëtare që mund të kishte rol përfaqësues. Lidhur me Antifën, Faik Basha vlerësoi se ajo nuk synon të marrë pushtetin në Europë. Sipas tij, qëllimi i saj është ta mbajë Europën në gjendje destabiliteti.

“Protestën e Flamingove e dobësoi konkurrenca. PD mbeti plotësisht jashtë loje, u rikthye shpresa te partitë e vogla për të marrë pjesë, dhe garë për të marrë mikrofonin ishte aq e madhe sa kërkonin të merrnin drejtimin dhe pse jo, të bëheshin kryeministër. Aty nuk u afrua asnjë figurë kombëtare që mund të ishte përfaqësuese. Neomalësorja erdhi nga asgjëja dhe iku, Koçeku as nuk i përfaqësoi, as nuk arrin dot të jetë frymëzim. Të gjithë ata që iu rrit ambicia personale.

Antifa nuk ka qëllim të ketë pushtet në Europë, qëllimi i vetëm i tyre është politika që ta mbajë Europën në destabilitet.”

Burimi: abcnews.al

Të fundit Të gjitha