Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Protesta paqësore në Serbi, Karamuço: 300 mijë protestues, leksion demokracie

Protesta paqësore në Serbi, Karamuço: 300 mijë protestues, leksion demokracie
Foto: abcnews.al

Eksperti Ervin Karamuço ka bërë një krahasim mes protestave në Serbi dhe atyre në Shqipëri, duke vënë në dukje se, megjithë dhunën e ushtruar ndaj studentëve dhe profesorëve gjatë dy viteve, nuk u sulmuan banka, komisariate apo xhami.

Krahasimi i protestave në Serbi dhe Shqipëri

Sipas Karamuços, në protestën ku morën pjesë 300 mijë persona, nuk u përdor asnjë pajisje me mikrovalë, dhe se në Serbi u shmang lufta civile. Kjo sipas tij, përbën një leksion demokracie.

“Në dy vjet në Serbi, pati dhunë ndaj studentëve dhe profesorëve, por nuk u sulmua asnjë bankë, asnjë komisariat, asnjë xham. Në Serbi kanë edhe një aparaturë për goditje me mikrovalë dhe nuk u nxor.

Në shesh ishin 300 mijë veta. Me mikrovalë është sikur je brenda një mikrovale dhe përjeton nxehtësi. E evituan luftën civile. Ky është leksion demokracie. Ne vijojmë me molotovë. Nëse duan ndryshim qeverisjeje, të organizohen, por jo kështu.”

Burimi: abcnews.al

Të fundit Të gjitha