Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Man United duhet të emërojë Arne Slot si trajner të ri

Man United duhet të emërojë Arne Slot si trajner të ri
Foto: telesport.al

Humbja e Manchester United 0-3 në shtëpi ndaj Bournemouth dje e ka vënë në rrezik të madh pozicionin e Michael Carrick si trajner i “Djajve të Kuq”.

Deri më tani janë përmendur emra si Julian Nagelsmann, Eddie Howe dhe Antonio Conte si kandidatët kryesorë për të zëvendësuar Carrick, por ka edhe sugjerime të tjera. Analisti holandez Martijn Krabbendam, në emisionin “Voetbalpraat” në ESPN, u sugjeroi drejtuesve të Man. United ta zëvendësojnë Carrick me ish-trajnerin e Liverpool-it, Arne Slot.

Sugjerimi i Arne Slot

“Ata nuk janë më në gjendje të afrojnë lojtarë të nivelit më të lartë, por duhet patjetër t’i bëjnë gjërat ndryshe. Ndoshta duhet të fillojnë të mendojnë në një mënyrë krejtësisht të re. E dini kë duhet të emërojnë nëse shkarkojnë Carrick? Arne Slot. Themelet te Manchester United janë, natyrisht, shumë herë më të dobëta se ato te Liverpool. Ajo që po ndodh atje me një klub kaq të madh është vërtet tragjike”, tha Krabbendam.

Burimi: telesport.al

Të fundit Të gjitha