Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Kryeministri flet si Ramiz Alia, thotë Strazimiri për taksat e larta

Kryeministri flet si Ramiz Alia, thotë Strazimiri për taksat e larta
Foto: balkanweb.com

Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, gjatë një interviste në emisionin “Minuta e parë”, deklaroi se buxheti i vitit 2027 godet shtresën e mesme dhe bizneset.

Strazimiri theksoi se buxheti i shtetit po rritet, ndërsa qytetarët janë ata që paguajnë taksat.

“Të gjithë e dimë sa është rritur ekonomia, thjesht duke shikuar xhepat tanë. Nuk më rezulton që qytetarët sot të jenë më mirë. Protesta mbarëpopullore për dorëheqjen e kryeministrit është përgjigjja më e mirë ndaj monologëve që ai mban në televizion. Rama po i shton barrën shtresës së mesme dhe bizneseve. Kryeministri dhe qeveria e tij kanë rritur taksat. Qytetarët paguajnë dhe qeveria rrit buxhetin”, u shpreh Strazimiri.

Protesta e studentëve dhe krahasimi me Ramiz Alinë

Lidhur me protestën e studentëve, Strazimiri deklaroi se Rama po flet me të njëjtën gjuhë si Ramiz Alia, duke pretenduar se gjen “forca të huaja” kudo. Ai shtoi se kryeministri madje duhet të tërhiqet zvarrë, njësoj siç ndodhi me bustin e Enver Hoxhës.

“Qytetarët në rrjetet sociale e kanë copëtuar Ramën dhe Ballën. Kryeministri ynë është një rrugaç. Janë kthyer tek gjuha e Ramiz Alisë, duke thënë se socializmi është më i miri në botë dhe se të huajt duan të na ‘destabilizojnë’. Kur Ramiz Alia fliste kështu, atdheu kishte larguar shqiptarët jashtë kufijve. Është e njëjta situatë sot, teksa rinia sa vjen e largohet. Rinia është në rrugë dhe nuk do të ikë. Në Shqipëri ende nuk ka zgjedhje të lira e të ndershme, rinia e ka braktisur atdheun për shkak të keqqeverisjes. Kryeministri Rama duhet të tërhiqet zvarrë, ashtu siç është prej mishi, njësoj siç u tërhoq zvarrë busti i Enver Hoxhës”, u shpreh Strazimiri.

Burimi: www.balkanweb.com

Të fundit Të gjitha