TIRANË- Protestuesit janë në rrugë, ndërsa kryeministri qëndron në zyrë. Nga aty ai dha një përgjigje të vendosur ndaj thirrjeve që nisën që në fillim të qershorit dhe që gjatë dy javëve të fundit u shoqëruan me hedhje gurësh e djegie në shumë vende.
Objektivi i integrimit në BE
Ai theksoi përsëri synimin për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian, me mbylljen e kapitujve në fund të vitit të ardhshëm. Sipas tij, kjo është arsyeja kryesore pse ai dhe qeveria po sulmohen, si dhe motivi kryesor pse ai do të vazhdojë.
Dhuna nuk do të imponohet, theksoi Rama, duke shtruar një pyetje që në fillim. Ndërsa këtë herë munguan batutat ndaj Berishës, një orë pas goditjes nga Berisha, edhe Arlind Qorit i erdhi një sulm nga Edi Rama.
Dialogu me studentët dhe kushti i kryeministrit
“Dhe si kryeministër, me dialog e koordinova përpjekjen e përbashkët me studentët për Paktin për Universitetin, pas protestës masive të vitit 2018. Edhe atëherë u deshën disa javë që të niste dialogu, sepse edhe atëherë po ata tipa të mbrapshtë mes pedagogëve tuaj, nga një qorr neo-komunist te ca të verbër demokratikas, bashkë me të reja e të rinj që u vinin pas si ithtarët e idhujve të rremë, bënin po këtë punë që bëjnë sot: ‘S’ka dialog, plotëso pikat tona’, tha Rama.
Kryeministri nuk kurseu, por zgjeroi listën e emrave dhe të programeve nga ekranet e korruptuara, që këtë herë përfshinë edhe ato që japin “reality show”.
Por për studentët dhe protestën e tyre reale, kryeministri dha disa lajme të mira. Ftesa për dialog nuk mungon së përsërituri, por tani ishte kryeministri që vuri një kusht.
Burimi: abcnews.al










