Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Showbiz

Italoptik prezanton udhëzuesin e parë për ndihmën e pacientëve

Italoptik prezanton udhëzuesin e parë për ndihmën e pacientëve
Foto: bordo.al

Përpara se të shkoni te okulisti, është e dobishme të njihni disa këshilla të rëndësishme. Italoptik, optika e parë private shqiptare në vend, ka përgatitur për herë të parë një udhëzues që u vjen në ndihmë të gjithë njerëzve.

Përmes 12 kapitujve mjaft të thjeshtë, libërthi synon të sqarojë disa dilema dhe pyetje që shumë njerëz kanë:

  • Si funksionon shikimi? Gabimet që bën shumica e njerëzve…
  • Si të zgjidhni syzet e duhura…
  • Lentet: pjesa më e rëndësishme? Pse ka kaq shumë ndryshime çmimesh? Ato që rrallë thuhen hapur në optikë…
  • Si të mos gaboni kur blini syze.
  • Syzet për fëmijët.
  • Syzet dhe stili i jetesës.
  • Lentet e kontaktit: çfarë duhet të dini?
  • Si të kujdeseni për syzet tuaja.
  • Pyetjet më të shpeshta.
  • Çfarë duhet të dini përpara se të blini syze?

Qëllimi i libërthit sipas Romina Lulës

Romina Lula, drejtuese e Italoptik-ut, pas një përvoje prej tri dekadash në optikë, na tregon arsyen përse lindi ky libër. “Ky libër do t’ju kursejë para dhe probleme. Do të përshkruaj një situatë reale: një klient hyn në optikë. Ka bërë vizitën diku tjetër dhe mban në dorë një recetë.

Pyet vetëm një gjë: ‘Sa kushtojnë syzet më të lira?’ Pas pak ditësh, kthehet i pakënaqur. Nuk sheh mirë. I dhemb koka. Mendon se problemi janë syzet. Por, në shumicën e rasteve, problemi nuk janë thjesht syzet. Problemi është zgjedhja e bërë pa informacion. E vërteta është kjo: shumica e njerëzve blejnë syze pa e kuptuar se çfarë po marrin. Fokusohen te çmimi, jo te cilësia; te pamja, jo te funksioni. Dhe shpesh paguajnë dy herë: një herë për zgjedhjen e gabuar dhe një herë për ta rregulluar atë. Ky libër është krijuar pikërisht për këtë arsye: që pacienti të kuptojë si funksionon shikimi i tij, të dijë çfarë blen realisht, të shmangë gabimet që bën shumica e njerëzve dhe të zgjedhë syzet e duhura pa konfuzion. Nuk është një libër mjekësor i ndërlikuar. Është një udhëzues praktik, i shkruar me gjuhë të thjeshtë, që ju ndihmon të merrni vendime të zgjuara. Sepse, në fund të ditës, nuk ka rëndësi vetëm sa paguani për syzet; ka rëndësi si shihni me to”, shpjegon për BORDO qëllimin e këtij libërthi.

Ku mund të gjendet libërthi

Ai është realizuar nga profesionistët e Italoptik-ut dhe mund të gjendet në rrjetet sociale të Italoptik-ut, por edhe në version të shtypur për të gjithë ata që vizitojnë pikat e Italoptik-ut pranë Selvisë, në Kalanë e Tiranës si dhe në qytetin e Fierit.

Burimi: bordo.al

Të fundit Të gjitha